Lekaj: Kosova kurr s’ka qenë më keq, Kurtin nuk e marr seriozisht

09:08 | 14 October 2024
lekaj:-kosova-kurr-s’ka-qene-me-keq,-kurtin-nuk-e-marr-seriozisht


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para Këshillit Drejtues të VV-së.

Për të, fjalimi i Kurtit nuk i duket serioz, pasi që sipas tij kjo po bëhet në vitin zgjedhor.

”Deklaratat e Kryeministrit Kurti tashmë nuk duhet marrë seriozisht, jemi futur në vitin zgjedhor. Kosova kurrë nuk ka qenë më keqë as në temat e brendshme dhe as në ato të jashtme. Kosova ka kaluar në regresë si pasojë e qeverisjes më të dobët të vendit qysh nga pas lufta” thotë Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së, shton se Kosova po përmballet me probleme tëmëdha në sektorin e shëndetësisë e me ngritjen e çmimeve e me mungesë të sigurimeve.

”Vendi ynë po përballet me probleme në sektorin e shëndetësisë, ngritjes së të gjitha çmimeve të jetesës, mungesës së sigurimeve, pagës minimale, pagave të vogla në sektorin privat dhe publik, problemeve në operim të bizneseve në vend, mungesës së investitorëve të huaj, prishjes së raporteve me shtetet aleate, mungesën e njohjeve të reja, sanksioneve ekonomike nga vendet e zhvilluara që kapin shifra të qindra milionave eurove” shprehet ai.

Lekaj, potencon se Kurti duhet të tregohet më i matur e të mos gënjej kaq hapur qytetarët.

”Mbi këto fakte, Kryeministri Kurti duhet të jetë më i matur dhe të mos gënjejë hapur qytetarët. Qytetarët janë të zhgënjyer me Qeverinë Kurti, prandaj kjo ështl e dhimbshme për ta sepse do të marrin ndëshkim në zgjedhjet që po vijnë” tha ai për FrontOnline.

Komento: