Lekaj: Ky buxhet nuk përfaqëson premtimet e Qeverisë, është bërë për demagogji e fushatë zgjedhore

08:38 | 11 November 2024
lekaj:-ky-buxhet-nuk-perfaqeson-premtimet-e-qeverise,-eshte-bere-per-demagogji-e-fushate-zgjedhore


Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur për projektbuxhetin e vitit 2025 që është propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Lekaj, potencon se ky projekt buxhet, nuk përfaqëson premtimet e Qeverisë Kurti dhe nuk përfaqëson sipas tij as kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

‘’Buxheti 2025 është buxhet që nuk përfaqëson premtimet e Qeverisë Kurti dhe nuk përfaqëson as kërkesat dhe nevojat e drejta të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për vitin 2025’’ thotë ai.

Po ashtu, Lekaj, ka dhënë shtatë arsye që sipas tij ky buxhet nuk është që përmbushë pritjet dhe kërkesat e qytetarëve.

‘’Ky Buxheti i propozuar ka lënë punonjësit e sektorit publik jashtë rritjes së koeficientit të merituar, nuk përfshin sigurimet shëndetësore, i ka lënë punonjësit e sektorit privat me 320 euro pagë dhe veteranët e UÇK-së me 204 euro beneficion, nuk përfshin projektet dhe kërkesat buxhetore të komunave, është buxhet me direktiva të partisë dhe jo i planifikuar për të ardhmen e vendit, nuk përfshin pensionimin e parakohshëm të policisë, është buxhet i një paqe sociale dhe jo i zhvillimit ekonomik, etj’’ thotë ai.

Për Lekajn, kjo Qeveri këtë projekt buxhet e ka bërë për demagogji e fushatë elektorale.

‘’Qeveria Kurti këtë Projekt-buxhet e ka bërë për demagogji e fushatë elektorale dhe jo për ta zhvilluar vendin dhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës’’ tha ai.

 

Komento: