Lekaj paralajmëron largimin nga komisioni hetimor për rezervat

11:33 | 11 Mars 2024
lekaj-paralajmeron-largimin-nga-komisioni-hetimor-per-rezervat

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në mbledhjen e komisionit hetimor për rezervat shtetërore ka paralajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e komisionit nëse mbledhjet mbahen me diskutime e përplasje të kota.

“Le të vijmë te ajo që donë me ditë publiku dhe nuk ka sens të vazhdohet më në këtë mënyrë, nuk jam i interesuar e nëse vazhdohet në këtë mënyrë unë nuk do të jem më në këtë komision hetimor parlamentar. Do të dal në konferencë për shtyp, do t’i them mendimet e mija dhe këtu mbaron”, u shpreh Lekaj.

Komento: