Lekaj për “53-milionëshin”: Jam i pafajshëm

14:12 | 04 Shtator 2026

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar sërish pafajësinë e tij në procesin gjyqësor që lidhet me pagesën shtesë prej 53 milionë eurosh për konsorciumin “Bechtel-Enka”, në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Në seancën e mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Lekaj u pyet lidhur me qëndrimin e tij ndaj akuzave të ngritura nga Prokuroria, por ai tha shkurt se mbetet pranë deklarimeve të mëhershme.

“Nuk kam asgjë për të shtuar”, deklaroi Lekaj para trupit gjykues, duke ritheksuar se nuk e pranon fajësinë për veprat që i ngarkohen.

Rasti i njohur në opinion si “53-milionëshi” ka të bëjë me pagesën shtesë të realizuar për kompaninë kontraktuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, çështje për të cilën organet e drejtësisë po zhvillojnë proces gjyqësor ndaj ish-zyrtarëve të përfshirë.

Shqyrtimi gjyqësor pritet të vazhdojë me paraqitjen dhe vlerësimin e provave, si dhe me trajtimin e pretendimeve të palëve në procedurë.

Komento: