Lekaj takohet me ambasadorin e Italisë, ja për çfarë diskutojnë

20:00 | 07 Qershor 2022

Sot Pal Lekaj është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë.

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka njoftuar se është takuar me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, shkruan Reporteri.net.

Lekaj, i cili është edhe kryetar i Grupit të Miqësisë me Italinë, ka thënë se me ambasadorin kanë biseduar rreth diplomacisë parlamentare dhe krijimit të urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes dy vendeve.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë me Italinë, kisha nderin të takoj ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonello De Riu.

Biseduam rreth diplomacisë parlamentare dhe krijimit të urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mes dy vendeve”, ka shkruar Lekaj.

Komento: