Lëkundet Korça, katër tërmete tronditin këtë qytet

22:24 | 01 Qershor 2019

Kanë vazhduar edhe në orët e vona tërmetet në Korçë.

Lëkundjet e tërmetit në qarkun e Korçës kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Brenda pak minutave janë regjistruar 4 lëkundje me magnitudë 3 dhe 4 ballë.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, banorët janë të shqetësuar, pasi do t’i duhet të kalojnë natën jashtë.

Dhjetëra shtëpi janë dëmtuar në fshatrat, Floq, Qafëzezë, Dovoran dhe Vidohovë.

Ndërkohë në fshatin Floq, që është edhe më i prekuri nga kjo dukuri natyrë janë ngritur edhe çadrat, ku do të strehohen të prekurit nga tërmeti.

Komento: