Lëkundje të forta, vendi goditet nga një tërmet shumë i fuqishëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëkundje të forta, vendi goditet nga një tërmet shumë i fuqishëm

13:54 | 14 Shkurt 2021

Vendi është goditur nga një tërmet shumë i fuqishëm.

Më shumë se 100 persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm goditi Fukushimën në Japoni.

Tërmeti i të shtunës me magnitudë 7.3 u ndje deri në Tokio, por fatmirësisht nuk u krijua asnjë cunami.

Pothuajse një dekadë më parë, një tërmet i fuqishëm goditi këtë zonë duke shkaktuar një cunami që la pas mbi 18 mijë viktima.

Po i njëjti cunami shkaktoi një incident të rëndë nuklear në Centralin Bërthamor të Fukushimës, duke u bërë më i rëndi që prej 1986-ës.

Agjencia meteorologjike japoneze beson se ky tërmet është një pasgoditje e tërmetit fatal të 2011-ës. Pasgoditjet, sipas BBC-së, mund të zgjasin edhe pas një periudhe disavjeçare.

Tërmeti i së shtunës ndodhi në orën 23:08 me orën lokale dhe e pati epiqendrën në Paqësor, në një thellësi prej 60 kilometrash. Pothuajse 1 milion shtëpi ngelën pa energji elektrike dhe një pjesë tjetër pa ujë.

Po ashtu u shkaktuan rrëshqitje dherash. Fatmirësisht, mediat nuk kanë raportuar për problematika në impiantet bërthamore. Pavarësisht sigurisë që kanë ofruar autoritetet, shumë banorë janë evakuuar për në zona më të larta.

Komento: