Lela disa javë pas daljes thotë se është e gatshme të rikthehet në BBVK3

15:03 | 30 December 2024

Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani.

E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur.

“Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam dalë, ka ndryshuar shumë. Jemi dy persona më të qetë. Nuk e kemi kuptuar që aq shumë janë duke na dashur jashtë”.

Komento: