Lela ka rrëfyer momentin e saj më të sikletshëm jashtë Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo tha se në një moment dobësie për të, kishte filluar rrugëtimin e saj me psikologen, e që për të ishte një moment i sikletshëm, e sidomos kërkimi i ndihmës nga nëna e saj, teksa as vetë ajo nuk e dinte se çfarë kishte.
“Para një viti e gjysmë e kam nis një rrugëtim me një psikologe, ka qenë periudha e jetës tem më e sikletshme dhe më e keqe që kam mutj me e kalu. Ka qenë një moment shumë i keq para se me fillu konsultat me psikologen, ishte shumë e vështirë me ia thënë mamit tem, se nuk mundja me e kuptu as vetë se çka kisha.
Momenti më i sikletshëm që kam përjetuar ishte kur i kërkojsha ndihmë mamit tem, ju lutsha që ajo me më ndihmu por në fakt unë vetë nuk e dija se çka kisha, dhe momentin kur fillova të shkoja tek psikologia për mu u kanë siklet i madh se fillimisht nuk e kanë ditë as anëtarët e familjes, vetëm mami.
Më është dashtë shumë kohë të kaloja me punu me veten me kalu atë moment, ka pas shume herë këtë vit që jam rikthye në atë gjendje. Por, rënia ime e parë momenti më i sikletshëm i jetës sime ishte ai”, u shpreh me shumë emocione Lela.