Lela Seferi lë Gjermaninë për Kosovën për një arsye

19:19 | 13 Tetor 2026

Lela, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet në Kosovë, ku duket se e pret një mundësi e re në televizion.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka paralajmëruar një projekt të ri, pa zbuluar ende se për çfarë bëhet fjalë.

“Bye Bye Gjermani. Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt.

Shihemi shumë shpejt në TV”, ka shkruar ajo.

Deri më tani, Lela nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij angazhimi, ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e ndonjë formati të njohur televiziv apo nëse bëhet fjalë për një projekt krejtësisht të ri.

Ndërkohë, javët e fundit, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën private, pasi ka konfirmuar ribashkimin me këngëtarin Leo, pas periudhës së ndarjes që kishte tërhequr interesin e publikut.

Dyshja u rikthyen në vëmendje pas publikimit të pamjeve të përbashkëta gjatë pushimeve, ndërsa më vonë Lela u shfaq edhe në videoklipin e këngës “Don” të Leos.

Konfirmimi përfundimtar i lidhjes erdhi përmes një kolazhi me momente romantike, të cilin e publikuan në rrjetet sociale.

Komento: