Lëndimet e lanë 5 vite jashtë fushe, rikthehet ylli i madh kosovar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëndimet e lanë 5 vite jashtë fushe, rikthehet ylli i madh kosovar

12:12 | 16 Maj 2019

Lorik Aliun, i cili dikur konsiderohej si ndër talentët e së ardhmes së futbollit të Kosovës i është rikthyer fushave të gjelbërta.

Pas pesë vitesh të përcjella me lëndime të ndryshme, mesfushori luajti për llapjanët në ndeshjen ndaj Feronikelit.

“I lumtur që luajta një ndeshje zyrtare pas pesë vitesh mungesë…Ndjenjë e papërshkrueshme”, ka shkruar Aliu në llogarinë personale në Facebook.

Theksojmë se bardhekaltërit para shikuesve të vetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” pësoi humbje nga drenicakët me rezultat 3-1.

Ndryshe, Aliu më parë kishte luajtur edhe me Prishtinën derisa ishte provuar edhe në Borussia Dortmund.

Komento: