Kthimi i Mattia Caldara në fushë po afrohet ngadalë.
Sipas njoftimeve të Tuttosport, mbrojtësi i ri, i cili arriti në klub në verë në këmbim të Leonardo Bonucci, duhet të kthehet në dispozicion të Gattuso në gjysmën e dytë të shkurtit përcjell ORAinfo.
Për shkak të lëndimeve të ndryshme, ish-futbollisti i Atalanta ka mbledhur vetëm 1 paraqitje këtë sezon në Ligën e Evropës.
Ai është vlerësuar si njëri ndër mbrojtësit më të ardhme më të ndritur./ORAinfo/