Lëndimet te Liverpooli, Klopp tregon se kur kthehen Alisson e McAllister

13:25 | 08 Dhjetor 2023

Jürgen Klopp ka konfirmuar se Alisson Becker është rikthyer në stërvitje përpara udhëtimit të Liverpoolit në Premier League te Crystal Palace.

Alexis Mac Allister, ndërkohë, është një dyshim i madh për takimin e të shtunës pas lëndimit që pësoi ndaj Shefield United.

Macca nuk duket mirë, kështu që ne duhet të shohim ditë pas dite.

Nuk e di se kur do të kthehet, por shpresojmë që javën e ardhshme. Alisson është stërvitur normalisht dhe mund të jetë në listën tonë për nesër.

Mattip me shumë gjasë ka humbur sezonin dhe do të ketë mbështetjen tonë për rikthim” ka thënë Klopp.

Komento: