Mbrojtësi David Alaba u largua i dëmtuar nga përballja Francë-Austri.
Në minutën e 68-të u desh të zëvendësohej për shkak të dhimbjes së muskujve në këmbë, përcjell ORAinfo.
‘Marca’ pretendon se lojtari i Real Madridit është në formë të përkryer. Për fat të mirë të skuadrës, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Në atë ndeshje Franca fitoi 2-0. Ndeshja e radhës e Alabës është kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve.
Duke qenë se nuk ka dëmtime, sipas ‘Marca’, lojtari do të qëndrojë në kampin stërvitor austriak. Nëse trajneri e sheh të arsyeshme, ai mund të luajë në ndeshjen e ardhshme.
Madridi mund të jetë i qetë pas alarmit. Ata shpresojnë që Alaba dhe pjesa tjetër e ndërkombëtarëve të kthehen në 100% ndërsa La Liga vazhdon dhe duan të qëndrojnë në krye./ORAinfo/