Lajm i keq për Barcelonën, lëndohet Joao Cancelo
Ndeshja kundër UD Las Palmas filloi me një lajm të keq për FC Barcelona.
Joao Cancelo u desh të zëvendësohej shumë herët, në minutën e 9-të, pasi pësoi një lëndim.
E Barcelona e ka konfirmuar sot lëndimin e Joao Cancelos përmes një njoftimi.
Nuk dihet ende se sa kohë do të mbesë jashtë fushave të blerta ylli portugez.