
Interi po vëzhgon skuadrën e Barcelonës.
Leo Messi dhe jordi Alba janë kthyer në stërvitje me Barcelonën. Sikurse raporton AS, të dy lojtarët janë stërvitur veçmas grupit tjetër të lojtarëve, por nuk dihet nëse nesër do të bashkohen të gjithë bashkë.

Ende nuk ka një vendim zyrtar nëse Messi do të jetë ose jo me Interin të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e 2-të në Champions League.
Dje, si Interi, po ashtu edhe Barcelona, i kanë fituar ndeshjet në kampionatet e tyre respektive. Zikaltërit mundën në transfertë 1-3 Sampborian, kurse katalanasit 0-2 ndaj Getafes.