Lëndimi i Messit nuk është serioz, ylli pritet të startojë ndaj Mallorca

23:55 | 04 June 2020

Messi pritet të startojë ndaj Mallorca.

Ditëve të fundit është raportuar për një lëndim të Lionel Messi, por situata nuk duket të jetë serioze për lojtarin.

‘Sport’ raporton se gjashtë herë lojtari më i mirë në botë pritet të kthehet në stërvitje nga dita e nesërme, transmeton lajmi.

Kështu, mundësia për një dëmtim serioz është përjashtuar dhe thuhet se ai do të jetë në formacionin startues për ndeshjen kundër Real Mallorca.

Messi përballej me disa telashe edhe në fillimin e këtij sezoni, por për fat të mirë ato nuk janë përsëritur.

Komento: