Lëndimi i Rashford, deklarohet Solskjaer – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëndimi i Rashford, deklarohet Solskjaer

23:40 | 04 Dhjetor 2020

Solskjaer flet për lëndimin e Rashford.

Anglezi doli jashtë për shkak të një problemi me lëndim në krah gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain të mërkurën

Marcus Rashford mund të jetë gati për të luajtur për Manchester United kundër Ëest Ham në Premier Ligë të shtunën, pavarësisht se ai u lëndua në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit të mërkurën.

Sulmuesi ka marrë tretmanin e duhur për problemin i cili bëri që ai të largohet nga ndeshja në pjesën e dytë kur ata ishin duke humbur 3-1 në Old Traffoird, kurse sot nuk ka qenë në gjendje që ta kompletojë stërvitjen.

Megjithatë, Solskjaer është optimist që Rashford do të përballet me Çekanët, derisa Luke Shaë ende nuk është në gjendje të luajë.

“Marcus ishte në stërvitje këtë mëngjes, nuk i përfundoi të gjitha por ju bashkua grupit”, tha Solskjaer. “Krahu i tij u lëndua në ndeshjen kundër PSG kështu që ai ka marrë tretman dhe shpresojmë që ai të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë. Do ta shohim edhe nesër pas stërvitjeve”, tha ai.

Komento: