Armando Broja humb sezonin, pas lëndimit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit Chelsea, Armando Broja do të jetë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Atij i duhet të operohet pas lëndimit që pësoj.
Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar, që konsiderohet të jetë ndër lëndimet më të rënda në futboll.
Ai u lëndua në ndeshjen e ditës së diel, më 11 dhjetor kundër Aston Villës, përballje të cilën Chelsea e humbi 0 me 1, aty ku Broja luajti vetëm 24 minuta.