Lëndimi i tij theu zemrat e shqiptarëve, kështu duket pas operacionit këmba e Arbër Zenelit

16:22 | 16 Korrik 2019

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka nisur të marrë veten pas operacionit që ka bërë në këmbën e djathtë.

Ylli kosovar kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes që Kombëtarja e Kosovës kishte zhvilluar kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, shkruan ORAinfo.

Në një postim Zeneli ka bërë të ditur se rikuperimi po ecën mirë dhe duket se kthimi i tij në fushën e blertë do të bëhet me shpejt sesa ishte planifikuar.

Kujtojmë që Arbër Zeneli është ndër lojtartë kyç të skuadra e tij franceze, Remis dhe të Kombëtarja e Kosovës.

Vitin e kaluar, Arbër Zeneli ishte zgjedhur lojtari me i mirë i Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës. /ORAinfo/

Komento: