Lëndohen 4 persona si pasojë e aksidentit mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

09:26 | 02 Shkurt 2026
lendohen-4-persona-si-pasoje-e-aksidentit-mes-tri-automjeteve-ne-rrugen-prishtine-podujeve

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Shakovicë të Podujevës. 

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.  Ajo deklaroi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar”, deklaroi ajo.

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen disa vetura

Komento: