Lëndohen dy persona në aksidentin e ndodhur në Baran të Pejës

21:51 | 02 Maj 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Baran të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi theksoi se të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

”Rreth orës 16:30 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.”, tha ai.

Komento: