Lëndohen dy persona në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shpërtheu gazi

19:40 | 19 Shtator 2024
lendohen-dy-persona-ne-nje-shtepi-ne-mitrovice,-dyshohet-se-shpertheu-gazi

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar  se  në  rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë,  në  një  shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.

Komento: