Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.
Po ashtu, Krasniqi ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.