Lëndohen katër persona nga një aksident i rëndë trafiku në Pejë

16:48 | 18 Tetor 2020
Foto: Radio 1

Aksident i rëndë trafiku në Pejë, lëndohen katër persona.

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës me ç’rast janë lënduar katër persona.

Rreth orës 15:00 në dalje të qytetit të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku për pasojë katër persona kanë mbetur të lundruar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, katër të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident mes dy veturave në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka”, me ç’rast si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Rugova për lajmi net.

Sipas tij, ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes për hetimet e mëtutjeshme.

Komento: