Lëndohen tre persona nga një aksident mes pesë veturave në rrugën ‘C’ në Prishtinë

22:50 | 14 Maj 2023

Aksident mes pesë veturave në rrugën ‘C’ në Prishtinë – lëndohen tre persona.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën C në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Në aksident janë përfshirë dy këmbësorë dhe pesë automjete tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulancat, ndërsa njësitë e Policisë janë duke u marrë me rastin. /Telegrafi

Komento: