Lëndohet Aro Muric, mësohet se sa kohë do të mungojë

17:10 | 20 October 2020

Është lënduar Aro Muric dhe është mësuar se sa kohë do të mungojë ai.

Aro Muric do të jetë jashtë fushave për tri javë.

Skuadra e tij e re, Girona, ka raportuar se portieri i Kombëtares së Kosovës ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Sipas njoftimit të Gironas, Muric i duhen tre javë për t’u shëruar nga ky lëndim.

21 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit të Kombëtares së Kosovës, kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).

Muric këtë afat kalimtar është huazuar te Girona në Segunda Division në Spanjë nga Manchester City.

Komento: