Lëndohet Edon Zhegrova, mund të mungojë ndaj Maqedonisë

20:49 | 20 Shkurt 2020

Ylli i Kombëtares kosovare, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë fushës për disa javë.

Zhegrova nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Baselin në Europa League kundër Apoelit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.

Basel ka njoftuar se Zhegrova ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe pritet të jetë jashtë të paktën disa javë.

Madje raportohet se lëndimi që ka pësuar Zhegrova, mund ta lërë jashtë edhe për sfidat e marsit që Kosova do t’i zhvillojë fillimisht me Maqedoninë dhe në rast fitores, më pas me Bjellorusisë ose Gjeorgjinë.

Komento: