
Benjamin Kololli do të mungojë për disa javë.
Skuadra e Zurich përmes një njoftimi ka konfirmuar lëndimin e anësorit të Kombëtares së Kosovës.
Kololli pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit që Zurich e zhvilloi në udhëtim te Lugano.
Sipas njoftimit të Zurich, 28 vjeçari do të jetë jashtë fushave për disa javë.