Lëndohet Luka Modric, mund të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Cityt

14:48 | 28 Prill 2023

Lajme të këqija për Real Madridin vijnë sot.

Ylli i tyre, Luka Modric është i lënduar, raporton El Chiringuito.

Sipas tyre, mesfushori kroat do të mungojë në ndeshjet ndaj Almerias dhe Real Sociedadit në ligë dhe ndaj Osasunas në finalen e Kupës së Mbretit.

Modric madje është në dyshim edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Gjeniu kroat është aset mjaft i rëndësishëm i “Los Blancos” edhe këtë sezon dhe mungesa e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve do të ishte mjaft e madhe.

Komento: