Sadio Mane është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Bayern Munchen e zhvilloi kundër Werder Bremen në kuadër të Bundesligës gjermane.
Lëndimi i Sadio Mane, i cili e lëndoi fibulën e djathtë dhe ende nuk dihet a do të jetë gati për të luajtur në Botërorin e Katarit, ka bërë që të aktivizohen fansat e tij në internet.
Për ta, të shohin një Botëror pa senegalezin do të jetë një Botëror i kotë. Pranda, ata kërkuan që të shtyhet ky turne.
Kështu ata krijuan një peticion ku bënë edhe shpjegimet e tyre se pse duhet të shtyhet ai.
“Lojtari më i mirë afrikan, Sadio Mané u lëndua, ndaj duhet ta shtyjmë Botërorin për të!”, shkruan autori. Tashmë peticioni është shkruar nga më shumë se 500 persona.
Ende nuk dihet saktë se a do të mund të luajë Mane në Botëror dhe ai do t’i nënshtrohet edhe disa testeve të dyta ku do të dihet përfundimisht për sa kohë do të jetë jashtë fushave.