Kylian Mbappe obligohet të lë fushën pas ndërhyrjes brutale nga lojtari i St.Etienne.
Rifillimi i futbollit në Francë duhej të ishte më i lumtur sesa kaq për Kylian Mbappe.
Ylli i skuadrës së Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, është tronditur në ndeshjen kundër Saint-Etienne.
Mbappe është obliguar të lë fushën e lojës, pas ndërhyrjes së ashpër të Loic Perrin, i cili edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 33’, Mbappe me lot në sy u largua nga fusha, për t’i lënë vendin Pablo Sarabias.