Lëndohet Mount, ja sa kohë do të mungojë

10:30 | 23 Gusht 2023

Mesfushori i Manchester United, Mason Mount do të jetë jashtë fushës deri në shtator shkaku i një lëndimi.

24 vjeçari ka pësuar një lëndim të “vogël” që do ta mbajë atë jashtë deri pas ndeshjeve të Kombëtarëve të muajit shtator. Mount është paraqitur në të dy ndeshjet e Djajve të Kuq në fillim të sezonit, kundër Ëolves dhe Tottenham.

“Mason Mount pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Nottingham Forest për shkak të një lëndimi që e mori në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur. Ky lëndim i vogël pritet ta mbajë jashtë fushës Mount deri pas ndeshjeve të Kombëtarëve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga United për media.

Lajmi mund të shkaktojë telashe për skuadrën e Erik ten Hag, me opsionet e tij në mesfushë që janë të kufizuara. Mesfushori Fred tashmë është larguar këtë verë duke kaluar në Fenerbahce, derisa ylli i ri Kobbie Mainoo është po ashtu i lënduar, lëndim që e mori gjatë ndeshjeve parasezonale në SHBA.

Djajtë e Kuq synojnë fitore këtë vikend pas humbjes nga Tottenham të shtunën, ata luajnë kundër Nottingham Forest të shtunën në mbrëmje në Old Trafford.

Komento: