Lëndohet në rimorkio të traktorit, një grua dërgohet në QKUK

10:33 | 28 Mars 2022
Ilustrim

Policia njofton se dje në Emergjencën e Vushtrrisë ka arritur një grua e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.

Sipas mjekut gjendja e saj ka qenë e rëndë, prandaj është dërguar për në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri, 27.03.2022 – 17:40. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë ka kërkuar ndihmë viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj.

Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

Komento: