Lëndohet punëtori i ekuipazhit të aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës

10:23 | 13 Qershor 2022

Punëtori i ekuipazhit të aeroplanit lëndohet në Aeroportin e Prishtinës.

Policia njofton se viktima mashkull, shtetas i huaj, pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ ANP Adem Jashari 12.06.2022-13:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.

Komento: