Lëndohet rëndë duke punuar një shtetas i Bangladeshit, dërgohet në QKUK

10:33 | 06 Mars 2024
lendohet-rende-duke-punuar-nje-shtetas-i-bangladeshit,-dergohet-ne-qkuk

Një shtetas i Bangladeshit është lënduar në dorë derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura në Gjilan.

Sipas policisë, viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti nga policia është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Komento: