Lëndohet rëndë, Isak e humb Kupën e Botës

14:12 | 18 October 2022

Ylli suedez i Newcastle, Isak nuk do të jetë gati për Kupën e Botës.

Një nga lojtarët më në formë te kombëtarja e Suedisë, Alexander Isak do ta humb Kupën e Botës.

Raportimet e fundit nga ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se suedezi ka pësuar një lëndim të rëndë, përcjell lajmi.

Anëtari i Newcastle United do të mungojë për së paku dy muaj, sipas ekzaminimeve të fundit mjekësore.

Kësisoj, ai do të jetë jashtë Kupës së Botës që zhvillohet në Katar, në muajin nëntor.

Isak ka pësuar një lëndim në ije.

Komento: