Lëndohet rëndë këmbësori që u godit nga një veturë në Lluzhan

10:33 | 30 Prill 2024
lendohet-rende-kembesori-qe-u-godit-nga-nje-veture-ne-lluzhan

Është lënduar rëndë një këmbësor dje në Lluzhan të Podujevës, pasi u godit nga një veturë në lëvizje. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lluzhan, Podujevë 29.04.2024-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë

Komento: