Lëndohet rëndë një vajzë, vetura e goditi teksa po kalonte në zebra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëndohet rëndë një vajzë, vetura e goditi teksa po kalonte në zebra

10:07 | 13 Dhjetor 2019

Një vajzë lëndohet rëndë, vetura e goditi teksa po kalonte në zebra.

Një femër është lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 07:25 në rrugën “Wesley Clark”, në Prizren, teksa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar togeri Shaban Osmanollaj.

“Një veturë e ka goditur sot një këmbësore femër rreth orës 07:25, në rrugën Wesley Clark, teksa po kalonte në vendkalimin për këmbësorë. Viktima sipas informacioneve të para ka marrë lëndime të rënda trupore” , ka thënë Osmanollaj për Gazetën Sinjali.

Më tutje, ai ka bërë të ditur që njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Komento: