Përfundon sezoni për Sergio Agueron.
Duket se për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, sezoni ka përfunduar para kohe, për shkak të një lëndimi të rëndë.
Ai u dëmtua në ndeshjen e djeshme të fituar me rezultatin 5-0 ndaj Burnleyt, transmeton Express.
Sulmuesi argjentinas e braktisi fushën duke çaluar dhe dukej se vuante nga dhimbja.
Testet e para mjekësore kanë treguar se gjendja nuk është aq e mirë. Argjentinasi ka dhimbje në gju dhe do të udhëtojë drejt Barcelonës për t’u takuar me një prej doktorëve më të mirë të Spanjës.
Lëndimi e konfirmoi edhe vetë Aguero në rrjetet sociale.
“Skaneri i bërë në mëngjes ka konfirmuar se kam pësuar disa dëmtime në gjurin e majtë. Është shumë e bezdisshme, por jam me energji pozitive dhe i përqendruar të kthehem sa më parë. Faleminderit për mesazhet tuaja”, ka shkruar Aguero në Tëitter.