
Skuadra gjermane do të jetë gjatë pa,Niklas Sule.
Bayern Munich ka dështuar në ndeshjen e dytë radhazi të fitojë në Bundesliga.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë është ndalur në barazim 2:2 te Augsburgu në udhëtim.
Por përveç këtij barazimi, Bayerni ka marrë një lajm të keq, me lëndimin e qendërmbrojtësit Niklas Sule.

Gjermani qëndroi në fushë vetëm 12 minuta pasi u detyrua ta lëshoj ndeshjen për shkak të lëndimit.
Sule është lënduar në ligament dhe do të operohet menjëherë në Munich. 24-vjeçari me lëndimin e pësuar do të mbetet jashtë fushave gjashtë deri në tetë muaj.
Përveç se do të jetë një mungesë e madhe për Bayernin, Sule pritet të mungojë edhe në Euro 2020 për Gjermaninë.