Kalidou Koulibaly do ta vazhdojë qëndrimin e tij jashtë fushave të blerta.
Ylli senegalez i futbollit, Kalidou Koulibaly do të vazhdojë të jetë jashtë fushave, si pasojë e lëndimeve të shumta.
Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Koulibaly ka pësuar një lëndim në gju, përcjell lajmi.
Lojtari kësisoj do të mungojë nesër për ndeshjen e vlefshme për Champions League, sikur mungoi ndaj Man United.
Qendërmbrojtësi nuk është përfshirë në listën me 21 emra, të cilët udhëtojnë drejt Salzburgut për ndeshjen e nesërme.