
Anglia U-21 dhe Kosova U-21 janë duke luajtur tani.
Në Angli po zhvillohet ndeshja ndërmjet të rinjve të Anglisë dhe Kosovës.
Anglia për momentin është duke avancuar me golin e Phil Foden ndërsa pak çaste më parë u lëndua Lirim Mema dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë.

Duke lënë fushën, Mema filloi të qante që nuk po mund t’a ndihmojë më shumë Kosovën.

