Lëndohet Vedat Muriqi, ja sa pritet të mungojë

15:33 | 26 Nëntor 2020

Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është lënduar në ndeshjen e fundit me skuadrën e Lazios në Ligën e Kampionëve.

Ai do të jetë të paktën dy javë jashtë fushës shkaku i një lëndimi që pësoi gjatë ndeshjes që Lazio e fitoi të martën ndaj Zenitit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit, ku mbeti edhe i lënduar, ndërsa raportet mjekësore të skuadrës së Lazios, tregojnë që behet fjalë për një dëmtim të shkallës së parë.

Ai do t’i mungoj Lazios në ndeshjen kundër Udineses, Borussia Dortmundit dhe Spezias. Muriqin e kanë përcjellë probleme që kur iu bashkua Lazios nga Fenerbahçe.

Pas dy golave të shënuara me kombëtaren e Kosovës, dhe hyrjes së mirë në Ligën e Kampionëve, u pa që është duke u përfshirë në një planet taktike të trajnerit Filippe Inzaghi.

Sulmuesi kosovar, fillimisht mungoi shkaku i infektimit me koronavirusit, derisa më vonë shkaku i problemeve muskulore humbi dy ndeshjet e para të këtij edicioni në Itali.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Prizreni ka luajtur katër ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe katër në Serie A.

Te Lazio u transferua në shtator të këtij viti nga skuadra e Fenerbahçes, derisa ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2025.

Komento: