Lëndohet Xhaka, largohet nga loja e Arsenalit

21:33 | 12 Nëntor 2022

Granit Xhaka është lënduar në minutën e dytë ndeshjes që Arsenali është duke e luajtur kundër skuadrës së Wolves.

Xhaka startoi në këtë ndeshje dhe ishte një ndeshje që erdhi pasi ai u shpërblye si lojtari i muajit tetor nga Premier Liga.

Fillimisht Xhaka tentoi të luajë por në minutën e 16-të ai u zëvendësua nga Mikel Arteta e ku në vend të tij u fut Fabio Vieira.

Xhaka përndryshe është ftuar nga Zvicra për në Botërorin në Katar 2022 dhe ky lëndim pritet të konfirmohet në të ardhmen se sa është serioz.

Ndryshe, Arsenali e zhvillon sot ndeshjen e fundit para Botërorit në Premier Ligë dhe do të jetë në vendin e parë pavarësisht rezultatit që do ta këtë me Wolves.

Komento: