Është lënduar lojtari Xherdan Shaqiri.
Shaqiri e ka lëshuar fushën e lojës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Anglisë, e cila po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve për vendin e tretë.
Reprezentuesi zviceran lëshoi fushën në minutën e 65-të, pas një shqetësimi që ndjeu në këmbën e dajthtë.
Ylli i Liverpool dhe Granit Xhaka ishin në formacionin startues të Vladimir Petkovic.
Shaqiri më pas u zëvendësua nga Steven Zubert, duke lënë goxha zbrazëti në formacionin e helvetikëve.
Ndryshe, koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar pa gola, ndërsa fituesi do vendoset pas shtesës ose eventualisht penalltive.