Lëndohet ylli i Arsenal, Arteta jep detaje

23:56 | 30 October 2022

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka dhënë disa komente lidhur me gjendjen e Bukayo Saka.

Ylli në rritje i Arsenal, Bukayo Saka është larguar sot nga ndeshja para kohe, pasi pësoi një lëndim.

Frika u rrit menjëherë për një mungesë të mundshme të tij në Kampionat Botëror. Për këtë është pyetur edhe Arteta.

“Shpresoj që jo. Ishte një goditje e keqe që e pësoi sapo filloi loja”, ka thënë Arteta, përcjell lajmi.

“Ai kishte pak vështirësi. Por, s’shoh diçka përtej kësaj”, tha tutje trajneri, duke përjashtuar së paku në pamje të parë një lëndim të rëndë.

Gareth Southgate do ta ndjek me shumë kujdes këtë situatë. Mungesa e Saka mund të jetë mungesë e madhe për Anglinë në Katarin 2022.

Komento: