Lëndohet Milot Rashica.
Milot Rashica është larguar nga fusha mbrëmë mes dhimbjeve.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, menjëherë pas ndeshjes me Moldavinë, ku ‘Dardanët’ barazuan 1-1, duke e marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.
Challandes shpreson që lëndimi nuk është serioz.
“Rashica ka pësuar një lëndim të vogël, por nuk duket që është serioz. Nuk mund ta di sigurt, nuk jam mjek. Ai pësoi lëndim në një situatë të ndeshjes”, deklaroi Challandes.
“Pas lëndimit, ne duhej ta zëvendësonim atë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij”, shtoi ai.