Lëndohet ylli i Liverpool, mbetet tri javë jashtë fushës

15:07 | 21 Shkurt 2020

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson do të mbetet tri javë jashtë fushës së blertë për shkak të një lëndimi.

‘The Reds’, rrugëtimin drejt titullit të kampionit në fund të këtij muaji dhe në fillim të tjetrit, do ta bëjnë pa kapitenin e tyre, Jordan Henderson.

Lajmin për lëndimin e Henderson e ka konfirmuar Jurgen Klopp, në konferencë për shtyp.

Trajneri gjerman ka thënë se 29 vjeçari do të jetë jashtë fushave për tri javë shkaku i një lëndimi.

Ndeshja e radhës për Liverpoolin është ajo e Premierligës kundër West Ham United.

Komento: