Juventus kanë konfirmuar se mbrojtësi i tyre, Joao Cancelo nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.
Lojtari ka thyer kockat e tij të hundës në ndeshjen e djeshme kundër Atalantës, e cila ndeshje përfundoi me rezultat 1-1.
Të gjithë lojtarët e Juventusit do të jenë në pushim katër ditë, deri sa të rifillojnë trajnimin të premten në mëngjes, të cilët do të trajnohen për ndeshjen e fundit të Serie A kundër Sampdorias.